Telegrafi

Gjilani bënë publike kontratat me operatorët ekonomik

Zyra e Prokurimit në Gjilan me aprovimin e kryetarit Lutfi Haziri, ka marrë vendim që nga e marta, t’i publikoj në ueb-faqen zyrtare të saj të gjitha kontratat me operatorët ekonomik.

Ky vendim për hapjen e kontratave për publikun është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.

Ndryshe, deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme, ndërkaq nga dita e marte, qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’i qasen kontratave në nëpërmjet Linkut. /Telegrafi/