Site icon Telegrafi

Gjilani bëhet me fushë të re

Ky është një investim i Bashkimit Evropian, që i plotëson kriteret edhe për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, ngase fusha i ka dimensionet sipas kritereve ndërkombëtare.
Lutfi Haziri, i cili bashkë me zyrtarin e lartë të BE-së në Kosovë, Christof Stock, kanë nisur të parët topin nga qendra, ka theksuar se Kosova po aspiron të anëtarësohet në UEFA, kurse ky stadium është një shembull i mirë në këtë drejtim. Ai tha se fusha u ndërtua me kontributet e taksapaguesve evropianë e Haziri ka paralajmëruar edhe rinovimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan në vlerën prej 600 mijë euro, duke thënë se edhe ai stadium do të bëhet i atillë, që në të të mund të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare.
Christof Stock, përfaqësues i BE-së në Kosovë, ka thënë se në Kosovë janë ndërtuar gjashtë stadiume të tilla dhe ai ka shprehur besimin se ekipet do t’a shfrytëzojnë këtë fushë për t’u përgatitur sa më mirë dhe në mënyrë që shumë shpejt të zhvillojnë edhe ndeshje ndërkombëtare.
“Bari i kësaj fushe është për të gjitha stinët, andaj shfrytëzojeni në çdo kohë këtë fushë”, ka porositur Stock, duke rikujtuar ekipet se sporti mund të jetë ambasadori më i mirë i një vendi.  

Exit mobile version