Site icon Telegrafi

Gjilanasja Qëndresa Sadriu zgjedhet kryetare e Kuvendit të Komunës Glattburg në Cyrih

Qëndresa Sadriu nga Gjilani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Komunës Glattburg në Cyrih dhe njëherit deputete komunale e Cyrihut.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka uruar që të zgjidhet presidente e Zvicrës.

“Mbajeni mend këtë emër. Gjilanasja jonë Qëndresa Sadriu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Komunës Glattbrug të Zurich, njëherit deputete kantonale të Zurich. E përgëzova dhe e urova që të vazhdoj tutje. Shpresoj që në një të ardhme të zgjidhet presidente e Zvicrës”, ka shkruar në Facebook, Lutfi Haziri./Telegrafi/

Exit mobile version