Site icon Telegrafi

Gjilanasit hedhin bërllok para zyrës së Lutfi Hazirit (Video)

Para zyrës së Lutfi Hazirit, banorët e rrugës ‘Rexhep Dajkovci’ në Gjilan shprehën mllefin e tyre për ujërat e zeza që u kalojnë pranë shtëpive.

Me këtë, këta po duan t’i tregojnë autoriteteve komunale hallin që kanë.

Probleme me ujërat e zeza këta banorë kanë tash e disa vjet ani pse shtëpitë i kanë pranë Komunës së Gjilanit.

E duke qenë në qendër të qytetit banorët thanë se është dashur të intervenohet shumë më parë.

E në Komunë kanë bërë me dije se tashmë janë kryer të gjitha procedurat e këtij projekti  dhe vetëm pritet që puna të fillojë.

E pas përfundimit të protestës punëtorët e Komunës u deshtë të largojnë gjithë mbeturinat që u hodhën nga protestuesit para  hyrjes.

Exit mobile version