Telegrafi

Gjilanasi tenton ta dhunoj një femër, aksidentohet me vëllanë e saj

Një person në Gjilan kishte tentuar ta dhunojë një femër, por viktima ka arritur të largohet. Vëllai i viktimës pasi kishte kuptuar rastin kishte futur të dyshuarin në veturë dhe gjatë ngasjes ishin kacafytur mes veti, me ç’rast kanë shkaktuar aksident trafiku.

Rasti ka ndodhur të shtunën, në ora 15:10.

“Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar kishte tentuar ta dhunojë viktimën femër K/Shqiptare, mirëpo viktima kishte arritur që të largohet. Vëllai i viktimës gjithashtu i dyshuar pasi kishte kuptuar rastin kishte futur të dyshuarin në veturë dhe gjatë ngasjes ishin kacafytur mes veti, me ç’rast kanë shkaktuar aksident trafiku. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim