Site icon Telegrafi

Gjilanasi i rrah prindërit e më pas u kërkon dymijë euro

Në Gjilan, Policia e Kosovës, ka arrestuar një burrë pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe u kishte kërkuar dymijë euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve e tij, duke iu kërkuar një shumë parash prej 2000€. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version