Gjilani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 përballë Drenicës.
Djelmoshat e Arbnor Morinës arritën të kalojnë në epërsi me golin e Berat Ahmetit në minutën e 25-të.
Nuk vonoi shumë dhe lojtari më në formë i Gjilanit, Betim Haxhimusa, dyfishoi rezultatin.
Në ndeshjen tjetër Hajvalia ka marrë gol në minutat e fundit duke barazuar 1-1me Trepçën.
Golin për hajvaliasit e shënoi Mirlind Daka në minutën e 45-të, ndërsa për Drilon Tejeci shënoi në fund.
Këto janë pikët e para për Hajvalinë dhe Trepçën që kanë nja një pikë. /Telegrafi/