Të mërkurën në Gjilan dy femra kanë raportuar në Polici se janë mashtruar nga pronari i një agjencie turistike, duke u marrë të holla për rezervime të pushimeve turistike.
Në raportin policor thuhet se është kontrolluar kjo agjenci, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar pasi që i dyshuari kishte hequr shtëpizën e kompjuterit dhe dokumentacionet tjera.
I dyshuari nuk ishte takuar pasi kishte ikur dhe ndodhet në arrati. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim