Site icon Telegrafi

Gjilan, sot fillojnë korrje-shirjet

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se sot zyrtarisht fillon korrje-shirjet në këtë komunë. Ndërkohë, sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë janë mbi 84 mijë hektarë në gjithë territorin e Kosovës me grurë.

Ndryshe edhe në komunën e Rahovecit ka filluar fushata e korrje, ku janë angazhuar 55 autokombajna, prej të cilit numër 39 janë nga komuna e Rahovecit dhe 16 nga komuna tjera.

Për pesë ditë të para, sipas Selami Mashukut, zyrtar për lavërtari pranë Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec, janë korrur 700 ha me grurë, ose 35 për qind, ndërkaq thotë se rendimenti mesatar është 3500 kg. për një ha.

Ai ceki se korrjet kanë përfunduar në fshatin Kramavik, ndërkaq apostrofoi se fermeri Sabri Krasniqi nga Sanoci i Rahovecit, nga sipërfaqja prej 58 ari ka korrur 3800 kg. grurë, ose 6500 kg për një ha.

Fermeri Selman Sylejmani nga Pataqani i Ulët, ka pasur rendiment të lartë prej 8100 kg për një ha, që llogaritet momentalisht rendimenti më i lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version