Telegrafi

Gjilan, mbahet Shtegu i Lirisë me fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë

Në Gjilan është mbajtur sot gara “Shtegu i Lirisë” me fëmijët e lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kështu thuhet në një njoftim për media, ku kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nisja e kësaj gare tek Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë të FSK-së është simbolikë e veçantë për vlerësimin e lartë për këtë institucion dhe për t’i kujtuar dëshmorët, heronjtë dhe martirët e kombit.

I pari i Gjilanit konfirmoi se ky aktivitet me fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë do të jetë tradicional dhe do të mbahet për çdo vit.

Ndërkaq, fillimin e kësaj gare e kanë përshëndetur edhe majori i FSK-së, Arben Avdyli dhe komandanti i stacionit policor në Gjilan, major Alban Ramushi. /Telegrafi/