Site icon Telegrafi

Gjilan, kërkohet paraburgim për personin që tentoi ta vriste vëllanë e tij

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të dyshuarit I.O., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ”Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 23 korrik 2020, në komunën e Vitisë, i dyshuari I.O., për shkak të një mosmarrëveshje familjare, rreth një prone, me dashje dhe me qëllim, ka tentuar t’a privojë nga jeta vëllaun e tij, tani të dëmtuarin O.O., duke rrezikuar edhe jetën e të dëmtuarve H.O. dhe F.O., ashtu që pas fjalosjes ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të të dëmtuarve, me ç’rast të dëmtuarit O.O., i ka shkaktuar lëndime në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë, ndërsa, të dëmtuarës H.O., i ka shkaktuar lëndime në krahun e majtë, të cilët për shkak të natyrës së lëndimeve janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Po ashtu, i dyshuari I.O., në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi një armë zjarri dhe një revole me gaz. /Telegrafi/

Exit mobile version