Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Ismail Januzi, është takuar sot me drejtorin e Doganës së Kosovës për Regjionin e Gjilanit, Bedri Abdyli, ku kanë konfirmuar takimin me komunitetin e biznesit në Gjilan, për t’i promovuar lehtësirat doganore në mënyrë që të krijohen njohuri të sakta që do të ndihmojnë në funksionin e drejtpërdrejtë të doganës me bizneset dhe anasjelltas.
Me këtë rast drejtori Januzi ka thënë se me përgjegjësit e Doganës së Kosovës për regjionin e Gjilanit kemi biseduar bashkërisht për organizimin e një takimi me komunitetin e Biznesit, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Doganën.
“Kemi marrë konfirmimin e doganës që në fund të këtij muaji, do ta kemi një takim të përbashkët me komunitetin e biznesit, ku do të bisedojmë me ta për problemet që ata kanë, informimin për lehtësirat doganore në sektorin ekonomik dhe procedurat tjera”, ka thënë ai duke shtuar se komuniteti i biznesit do të informohet me kohë për takimin, i cili do të mbahet në fund të këtij muaji./Telegrafi/