Telegrafi

Gjilan, avokati dyshohet se tentoi të fuste telefon brenda Qendrës së Paraburgimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Në njoftim thuhet se, oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës.

“Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla”. /Telegrafi/