Site icon Telegrafi

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për vrasje

Viktima e këtij rasti është, S.H. lindur më 1947, i cili nga familjarët e tij është raportuar në polici si person i humbur që nga data 21.11.2011, me ç’ rast ishte iniciuar rasti si person i zhdukur.

“Hetuesit policor me të marrë informacionin kanë filluar hetimet në të gjitha pistat e mundshme me ç’rast ka rezultuar me gjetjen e trupit të pajetë të viktimës të hedhur në një pus (bunar) në oborrin e shtëpisë së tij në qytetin e Gjilanit”, bëhet e ditur në komunikatë.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë sekuestruar përkohësisht disa dëshmi që mund të shërbejnë për zbardhjen e këtij rasti.

Në lidhje me të gjitha veprimet e ndërmarra prezent ka qenë edhe Prokurori Publik i Qarkut ku me autorizimin e të njëjtit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Në vazhdim do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale-hetimore deri në zbardhjen e plotë faktike dhe procedimin e materialit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version