Site icon Telegrafi

Gjilan, aktakuzë për dhunë ndaj bashkëshortes

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit V.Z, për shkak të veprës penale ‘’ngacmimi’’.

Kështu thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Më  tutje aty theksohet se sipas aktakuzës, në kohë të papërcaktuar e deri më 28 tetor , në komunën e Gjilanit, i pandehuri V.Z., në vazhdimësi, me dashje, me qëllim të ngacmimit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkak të xhelozisë, i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh emocional bashkëshortes e tij, të dëmtuarës R.Z., në atë mënyrë që pasi e dëmtuara refuzon të kenë marrëdhënie intime, i njëjti fillon ta fyejë dhe kërcënojë me fjalë në prani të fëmijëve se, do ta rrahë, do ta vrasë, deri në momentin kur vajza e tyre duke qarë i lutet që të mos shkaktonte probleme.

“I pandehuri ka pranuar që edhe më parë ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes, për të cilat ajo kishte kërkuar edhe tretman mjekësor.Prokuroria ka kërkuar nga gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit”, sqarohet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version