Site icon Telegrafi

Gjikokaj më e mira, Follo merr fitoren e parë në Superligën e Norvegjisë

(Foto: kosovahandball.info)

Mirela Gjikokaj ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin e Norvegjisë.

Ajo të dielën shënoi katër gola dhe i kishte shtatë asistime te skuadra Follo.

Follo fitoi 27-24 ndaj Flint Tonsberg, pas përmbysjes së madhe të rezultati në pjesën e dytë.

Për Follon ishte fitorja e parë, pas barazimit të parë që mori xhiron e kaluar.

Reprezentuesja jonë, Gjikokaj, në fund u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes.

Ditë më parë në elitën daneze, Leonora Demaj realizoi katër gola për Ringkobingun që humbi 38-28 nga Herningu. Marigona Hajdari e shënoi një gol.

Exit mobile version