Site icon Telegrafi

Gjiko zbulon titujt e 17 këngëve të albumit të ri

Reperi ka paralajmëruar ditë më parë se diçka të madhe do të sjell gjatë dy majit, por e cila ditë kaloi në heshtje.

Por, duket se Gjiko e ka pasur fjalë për sjelljen e projekteve të reja, që do të realizohet gjatë këtij viti.

Në fakt, këngëtari do të sjell albumin e ri që do të përmbajë 17 këngë të reja, të titulluar “Energjiko”.

“Eergjiko më datën 10 Maj 2018. Nesër gjatë ditës edhe një lajm tjetër”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se këngëtari ka hapur një konkurs për të gjithë adhuruesit e tij sa i përket kopertinës së mixtape të ri të tij që do të vij shumë shpejt.

Punimi më i mirë grafik që do të shfrytëzohet për krijimin e tij do të shpërblehet edhe me 500 euro.

Ndryshe, ai është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, teksa vetëm në llogarinë e tij në Instagram numëron afro 400 mijë ndjekës. /Telegrafi/

Exit mobile version