Ai është një ndër reperët më të mirë shqiptar dhe këtë e ka dëshmuar me këngët, të cila janë shndërruar në hite.
Por, Asdren Gjikolli, i njohur me nofkën Gjiko, ka zbuluar edhe një talent.
Reperi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke kërcyer me një rrotullim nga shkëmbinjtë e ujëvarës së Mirushës.
Ndryshe, Gjiko është duke përgatitur projektet e reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/