Site icon Telegrafi

Gjiko vjen për fansat nesër në Karnavalin e “Golden Eagle” në Suharekë

Reperi i njohur Gjiko ka lansuar së fundmi ‘mixtape’-in e tij më të ri “Energjiko”.

Ai gjithashtu është tashmë fytyra zyrtare e pijes energjike “Golden Eagle”, me të cilën nënshkroi kontratën pak javë më parë.

Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja në mes reperit Gjiko dhe “Golden Eagle”, artisti kosovar do të jetë imazhi i ri i pijes energjike (Video)

Nesër (e shtunë), kompania ‘Frutexx’, pjesë e së cilës është pija energjike “Golden Eagle”, organizon për herë të parë Karnavalin e quajtur “Golden Eagle”, në komunën e Suharekës.

Ky program do të përfshijë disa aktivitete, si: shfaqje, party, dhe një koncert, në të cilin do të performojë reperi Gjiko.

Foto: Gjiko/Instagram

Pjesë e Karnavalit do të jenë gjithashtu Ansambli Rugova, Ansambli Jehona, Cirku Kombëtar i Tiranës, Mas Max, Orkestra frymore “Afërdita” etj.

Gjiko është mysafiri special, i cili do të performojë për fansat disa nga këngët e tij më të reja të “mixtape”-it “Energjiko”.

Karnavali fillon në orën 19:00. /Telegrafi/

Exit mobile version