Site icon Telegrafi

Gjiko tregon pse ia theu veturën Nadit (Video)

Reperi në top formë, Gjiko, ka folur për një ngjarje interesante në jetën e tij.

Në një pyetje të pazakontë nga bukuroshja Elita Rudi, Gjiko u vë në pozicion të papërshtatshëm kur u pyet se pse ia theu veturën këngëtarit pejan të zhanrit “pop-folk”.

“Ne kemi qenë çuna lagje dhe e kemi pasë vetëm për trip. Atë ditë ishte radha e veturës së tij. Dhe ai na zuri, por nuk shkoi t’i tregonte prindërve tanë. Prej asaj dite e kam shumë shok”, u shpreh Gjiko në emisionin EliteZone në Tribuna Channel.

Pos tjerash, Gjiko shtoi se ai ka bërë shumë probleme si fëmijë dhe adoleshent e madje edhe e thërrisnin As-dreq, deformim i emrit të tij të vërtet, Asdren. /Telegrafi/

Exit mobile version