Gjiko është një ndër artistët më të përfolur të momentit në trojet shqiptare.
Reperi ka sjell një bashkëpunim me kompaninë e pijeve energjike Golden Eagle të quajtur “Energjiko”.
Pos jetës prej këngëtari, ka edhe një jetë sentimentale dhe është i dashuruar “gjer në vesh” me moderatoren Elita Rudin.
Në një intervistë në Top Show, pejani ka zbuluar edhe një të pathënë deri më tani në lidhje me mënyrën se si e thërret të dashurën.
“E thërras herë pas here Gjyle. Ky është versioni shqiptar i Zhulietës dhe Romeos. Do të thotë Remi dhe Gjyli”, ka pohuar ai.
Ai ka pohuar se po mendon të bëjë një këngë me gjakovaren pasi që ka zë shumë të bukur.
Ndryshe, Gjiko është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/