Telegrafi

Gjiko thotë se nuk i kishte pëlqyer puthja e parë me Elitën

Çifti i njohur shqiptar, Gjiko dhe Elita Rudi, së fundmi realizuan një video ‘vlog’ shumë të veçantë, të cilin e ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Mes shumë pyetjeve që Elita i parashtronte, Gjiko duhet të përgjigjej, dhe kështu ata nxorën në pah plot detajet interesante nga jeta e tyre private.

Ndër të tjerash, Gjiko tregoi se si nuk i kishte pëlqyer puthja e parë me Elitën, e cila siç thotë ai i kishte mbajtur buzët e mbyllura më shumë se që duhet gjatë këtij momenti.

“Çka është kjo e puthme, kështu kam puth vajzat qe kam pas në shkollë fillore”, i kishte thënë Gjiko aso kohe Elitës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë moment ata e kujtuan duke qeshur, teksa të njëjtën energji e transmetuan edhe te fansat e tyre të shumtë që e shikuan videon.

Gjiko dhe Elita përndryshe janë ndër çiftet më të komentuar në estradë dhe prindër të një djali njëvjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri. /Telegrafi/