Gjiko vitet e fundit është një ndër reperët më të njohur dhe të pëlqyer shqiptar.
Pos shumë koncerte dhe këngëve të reja, ai kohë pas kohe po bën edhe pushime të shkurta.
Së fundi, ai kishte zgjedhur të pushoj në plazhet fantastike të ishujve të Maldiveve.
Këngëtari ishte i shoqëruar me të dashurën Elita Rudin, ku ka sjell edhe imazhe dhe video interesante në rrjetet sociale.
Një ndër fotografitë ishte edhe ajo me një peshkaqen të vogël, i cili bëri bujë të madhe në mediat rozë shqiptare.
Por, kjo duket se i ka kushtuar këngëtarit pasi që reperi ka përfunduar në listën e të padëshiruar të resorit, ku ka qëndruar ai.
E gjithë kjo pas kapjes së peshkaqenit dhe nxjerrjes së tij për tu fotografuar, e cila gjë nuk ishte e lejuar. Në fakt, kjo ka ndodhur pas reagimit të shoqatës për mbrojtjen e gjallesave ujore, IUCN.
“Këtu është një video e këngëtarit të famshëm kosovar Gjiko duke peshkuar një peshkaqen të vogël të zi dhe duke e hedhur atë në rërë dhe më vonë duke bërë fotografi me të cilin e ka postuar në llogarinë e instagram për të treguar se sa ishte ‘i suksesshëm’ me të.Shoqata ndër tjerash ka reaguar që video e Gjikos të shpërndahet sa më shumë.
Megjithatë, këngëtari imazhin e publikuar në llogarinë personale në Instagram e ka fshirë duke humbur gjurmët.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/