Telegrafi

Gjiko për herë të parë bën pedikyr

Gjiko po kalon pushime të “çmendura” në ishujt fantastike të Maldiveve.

Reperi ka ndarë eksperiencën dhe aventurat në ishujt e largëta me fansat në rrjetet sociale.

Këngëtari pejan tregoi se ishte “djegur” nga dielli, kapjen e disa peshqve të madhësive të ndryshme, por duket se befasitë nuk kanë të ndalur.

Në këtë vend tropikal për herë të parë ndoshta në jetë, ai ka bërë pedikyr.

Në fakt, ai në një prej videove që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, shihet duke trajtuar thonjtë.
“Po e humbas virgjërinë në pedikyr”, ka shkruar ai në Instagram.

Theksojmë se Gjiko po shoqërohet prej të dashurës, Elita Rudi, e cila ka marr trajtimin e njëjtë.

Ndryshe, këngëtarin do ta shohim në projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/