Telegrafi

Gjiko ofron strehim në Pejë për qytetarët e Shqipërisë, ndërsa anulon të gjitha koncertet në Ditën e Flamurit

Kosovarët tanimë kanë hapur dyert e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Tërmeti i ditës së djeshme, i cili ishte me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, la të vdekur mbi 20 persona, qindra të tjerë të lënduar e shumë shtëpi të shkatërruara, andaj rreth 200 persona kanë gjetur strehim në Kosovë.

Ndër këngëtarët e estradës që ofruan strehim për njerëzit e prekur nga tërmetet në Thumanë dhe Durrës, është edhe reperi nga Peja, Asdren Gjikolli- Gjiko.

Gjiko ofron strehim për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri (Foto: Instagram)

I njëjti përmes postimeve të publikuara në rrjetet sociale tregon se ka anuluar të gjitha koncertet që ishin paraparë të mbahen me datën 28 Nëntor- Ditën e Flamurit.

Lexo po ashtu Në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit në Shqipëri, Majk anuloi koncertin në Tetovë

“Për shkak të angazhimeve humanitare pas tërmetit në Durrës, i anuloj të gjitha pjesëmarrjet nëpër evenimente muzikore, për festën e 28 Nëntorit”, ka shkruar mes të tjerash ai.

“Kemi marrë iniciativën për transportin, strehimin, akomodimin dhe ushqimin e 60 personave në shpellën e madhe në Pejë”, ka shkruan në tjetrin postim reperi shqiptar.

Gjiko ofron strehim për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, Mozzik pak më parë bëri të ditur se në bashkëpunim me fondacionin e krijuar nga “Fundjavë ndryshe” ka grumbulluar një million dollarë për Shqipërinë. /Telegrafi/