Site icon Telegrafi

Gjiko me nuk e fsheh: Imazhi i fundit flet shumë për romancën me Elita Rudin! (Foto)

Reperi i njohur, Gjiko, po vazhdon ditë e më shumë ngjitjen drejt majave të skenës muzikore shqiptare.

Stili i tij i veçantë ka bërë që ai të jetë mjaft i pëlqyer tek publiku teksa tashmë nuk po mungojnë as koncertet e shumta.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Gjikos

E krahas këtyre sukseseve e angazhimeve reperi nuk po lihet rehat nga mediat as për lidhjet e tij të dashurisë.

I ftuar javën e kaluar në emisionin Prive ai nuk u la pa u pyetur për lidhjen e tij me prezantuesen Elita Rudi, por artisti vazhdoi me shmangien e tij të zakonshme.

Sidoqoftë ‘Miti’ i këtij relacioni është zbuluar tashmë pasi vetë artisti në profilin tij publikoi dy fotografi teksa u pakrahas Elitës njëherazi mjaft i afërt me të.

Duket se Gjiko ka vendosur që dalëngadalë të dalë hapur dhe të mos fsheh raportin e tij të ngushtë për të cilin po vazhdon të marrë vëmendje mjaft të madhe./Prive.al/

Exit mobile version