Javën e kaluar janë bërë prindër për herë të parë në jetën e tyre të përbashkët.
Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Asdren Gjikollin, i njohur më mirë si Gjiko si dhe moderatoren, Elita Rudin.
Dyshja kanë publikuar tashmë edhe imazhet e para të vogëlushit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.
Gjatë ditë së sotme, këngëtari ka sjell edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke e ushqyer të birin.
“Motivi i jetës sime”, ka shkruar ndër të tjerash artisti përkrah imazhit të ëmbël dhe në rolin e të atit.
Kujtojmë se çifti pas një lidhje disavjeçare kanë kurorëzuar romancën e tyre me një martesë, ku ishin të ftuar miq e familjar.
Ndryshe, Gjiko është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/