Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, ka një arsye më tepër për të festuar gjatë ditës së sotme.
Reperi, si sot 26 vjet më parë ka lindur në qytetin e Pejës, ku edhe vazhdon të jetojë.
Këngëtari ka marrë urimet e para prej miqve dhe familjarëve me rastin e përvjetorit të lindjes.
“Fëmija ynë do të jetë kaq me fat që do ta ketë një baba si ti dhe jam me fat që të kam partner. Gëzuar ditëlindjen bebe im, partneri im në krimin!!! Unë vetëm dua që ta din se sa mirënjohëse jam që kam një burrë aq mahnitës si ti!”, ka shkruar bashkëshortja e reperit, Elita Rudi.
Këngëtari ka ushtruar gjatë adoleshencës sportin e rrugës “Parkour”, prej të cilës ka marrë edhe nofkën Flyboy.
Është angazhuar në muzikë që në fëmijëri, ndërsa Hip hopi është traditë në familjen e tij që prej vitit 1997.
Ndërkohë, ai vitin që lamë pas ka kurorëzuar lidhjen me bukuroshen, Elita Rudi me të cilën pret të bëhet prind.
Ndryshe, Gjiko është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell në muajt në vijim. /Telegrafi/