Site icon Telegrafi

Gjiko lëshon rrënjë fuqishëm në hip-hopin shqiptar (Video)

Ai nuk lejon të jetë i kufizuar vetëm në një rrymë muzikore. Intelekti i tij e bënë atë të gjurmojë thellë në natyrën e kësaj fushe artistike.

I është dashur fare pak kohë që krijimtarisë së tij muzikore t’i sigurojë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore në vend.

Për herë të parë për emisionin “Express”, reperi tashmë i njohur Gjiko, emri i vërtet i së cilit është Asdren Gjikolli, ka rrëfyer se si u fut në industrinë muzikore, duke u bërë kështu model për shumë të rinj që e kanë ndarë mendjen të jenë në lojën e këtij biznesi.

Ai foli për këngën e re “Hajt hajt”, këngët dhe videoklipet eksplicite e po ashtu tregoi se kush është Trëndelina, emrin e së cilës ia kishte lënë një balade tejet të pëlqyer nga fansat e tij.

Exit mobile version