Telegrafi

Gjiko konfirmon në Hangover me “freestyle”, në shtator vjen “mixtape” i ri i tij

Hip hop ylli, Gjiko, ka konfirmuar se do të sjellë risi për publikun e tij.

Ai performoi të dielën në Hangover në Gjakovë duke realizuar një paraqitje të jashtëzakonshme.

Pa përcjellje muzikore, në formën “Freestyle” ai këndoi këngë të pa dëgjuara për publikun me tekste secili më interesant se tjetri.

Ndërkohë ai konfirmoi se do të realizojë edhe “mixtape”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Gjikos

“Krejt po bëjnë albume, unë në shtator du me nxjerr mixtape”, u shpreh Gjiko para publikut në Gjakovë.

Pas këtij koncerti, Gjiko vazhdoi në Gjilan në Disco Stop.

Gjiko po vazhdon të shijojë suksesin e hitit të fundit “Faje” me Skerdin. /Telegrafi/