Telegrafi

Gjiko flet për herë të parë si baba: Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli

Dyshja e shoubizit shqiptar tashmë kanë bërë të ditur se janë bërë prindër për herë të parë.

Bëhet fjalë për reperin Gjiko si dhe moderatoren, Elita Rudin, të cilën kanë pritur në jetë djalin e tyre të pagëzuar me emrin Zëri.

Zëri Gjikolli (Foto Instagram)

Gjatë ditës së djeshme bukuroshja ka publikuar imazhet e para të vogëlushit, i cili pozonte në krah edhe të atit.

Edhe Gjiko ka ndarë emocionet e para të të qenit baba, duke u mburrur edhe me bashkëshorten që e bëri baba.

“Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli. Në momentin që na kape gishtin me dorën tënde të vogël na more zemrat rob për tërë jetën mu e mamit tënd, e cila të mbajti nëntë muaj e u kujdes për çdo detaj që ti ta kishe sa më të lehtë në barkun e saj me të cilën mburrem dhe jam krenar që o gruaja jem. Babi ju do shumë dhe do jetë gjithmonë pranë jush ne çdo moment”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Gjiko.

Lexo po ashtu Elita Rudi dhe Gjiko publikojnë imazhet e para të djalit të tyre të parë

Ndryshe, çifti pas një lidhje disavjeçare kanë kurorëzuar romancën e tyre me një martesë, ku ishin të ftuar miq e familjar. /Telegrafi/