Telegrafi

Gjiko me fjalë mirënjohëse ndaj të vëllait Big Bang: Dikur qeshnin me ambiciet tona, sot ua vërtetuam me sukses

Gjiko dhe Big Bang Beats (Foto: RedBox Ent/Instagram)

Reperi i njohur Gjiko ka bërë së fundmi një postim të ndjeshëm për vëllanë e tij në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar fotografinë e të vëllait, producentit Big Bang Beats, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gjikolli, i cili së fundmi është nderuar me pllakatën e certifikuar nga YouTube, në emër të label-it të tij, RedBox Entertainment, për arritjen e një milion abonentëve në këtë kanal.

Pllakata me të cilën RedBox Entertainment janë shpërblyer nga YouTube për arritjen e një milion abonuesve (Foto: RedBox Ent/Instagram)

Gjiko ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, se si fëmijë ata ishin të dhënë pas muzikës, ndonëse atëherë fëmijët e tjerë qeshnin me ambiciet e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sot ata gëzojnë sukses në estradën shqiptare si dy vëllezër që gjithnjë kanë mbështetur njëri-tjetrin në rrugëtimin e tyre, njëri si producent e tjetri si reper.

“Po mdoket qe u kon dje kur jem kon tvegjel edhe e kishim ni onder , shokt tan delshin me lujt na rrishim mrenda. Ti bojshe bita une gjujsha rrima , plot kan kesh me ambiciet tana ,shume here jom nxe dojsha me ju q* robt, po ti mthojshe “chill bro ju palojm me sukses” well bro fjalt e tua dolen te sakta, ti e meriton qdo send qe e gzon sot ne jete edhe 10.000.000 here ma shume . URIME @bigbangbeats REDBOX PËR JETË”, kanë qenë fjalët e Gjikos për suksesin e vëllait të tij.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, të cilët i kanë uruar dyshes suksese edhe në vazhdimësi. /Telegrafi/