Telegrafi

Gjiko e zë ‘peshkun e artë’ (Foto/Video)

Reperi i njohur Gjiko është duke shijuar pushimet luksoze në Maldive bashkë me të dashurën e tij, Elita Rudin.

Ata kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale disa imazhe nga çastet e ëmbla që po kalojnë së bashku në ishujt e largët.

Lexo po ashtu Gjiko i pakujdesshëm në plazh, 'digjet' nga dielli në Maldive (Foto)

Reperi nga Peja duket se e pëlqen shumë plazhin, teksa së fundmi kureshtja e ka shtyrë të provojë edhe peshkimin.

Në disa fotografi që Gjiko ka publikuar në InstaStory, ai shfaqet duke provuar të kapë peshqit, teksa ia ka dalë mbanë t’i ketë në grep disa prej tyre.

Madje, një nga peshqit me të cilin ai shfaqet, duket të jetë tejet i madh dhe me shkëlqim.

Gjiko shquhet për postimet e tij qesharake dhe mjaft interesante në rrjetet sociale, me të cilat rrëmben prej fansave mijëra pëlqime dhe komente. /Telegrafi/