Telegrafi

Gjiko e tërheq në borë Elita Rudin? (Video)

Moderatorja e njohur Elita Rudi ka bërë të ditur sot përmes rrjeteve të saj sociale se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në malet me dëborë.

Ajo tash e një kohë po përflitet për një lidhje me reperin Gjiko, gjë që po del të jetë e vërtetë.

Lexo po ashtu S'ka më dyshime për lidhjen e tyre? Elita shkon në Pejë për të festuar ditëlindjen e Gjikos (Foto)

Ky i fundit, ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet një makinë pa targa, gjersa më pas ka qenë Elita ajo e cila ka realizuar një video, ku shfaqet në sajë duke u tërhequr nga makina që pikërisht Gjiko e ka ekspozuar në rrjetet sociale.

Elita, duket të jetë kënaqur shumë, gjersa për asnjë çast çifti nuk kanë preferuar të shfaqen në një fotografi pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/