Telegrafi

Gjiko e pranon se është “Autodidakt” (Foto)

Reperi i njohur Gjiko shumë shpejt do të publikojë këngën e tij më të re, e cila po punohet në studion e “Red Box”.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku është shfaqur plot stil si gjithnjë, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Autodidakt”.

Nuk dihet nëse kështu titullohet edhe kënga e tij më e re, mirëpo sido që të jetë ndryshe nga gjithë të tjerët, reperi pranon se këndon në mënyrë autodidakte, pasi ka mbaruar shkollimin në tjetër drejtim, gjersa talenti për hip-hop i ka hapur dyert e sukesit. /Telegrafi/