Në fillim të sezonit veror, reperi i njohur pejan Gjiko, pat deklaruar se deri në fund të vitit do të sjell pesë këngë të reja.
E ndonëse gjatë verës publikoi katër këngë, të cilat ishin shumë të suksesshme, reperi tashmë po finalizon edhe këngën e pestë të premtuar.
Ai për Reload të RTV Dukagjinit, ka thënë se brenda këtij muaji kënga do të jetë në duart e publikut.
Sipas Gjikos ky projekt do të jetë ndryshe nga ata që ka sjell paraprakisht, mirëpo përmes kësaj këngë do të mund të shohim se në çfarë ‘tripi’ është kësaj radhe reperi.
Ndryshe pas publikimit të kësaj kënge, Gjiko ka theksuar se menjëherë do ti futet punës për risin e radhës.