Site icon Telegrafi

Gjiko dhe Skerdi sonte në Zone në Prishtinë

Tashmë është bërë e zakonshme që në Zone të performojnë yjet kryesore të skenës shqiptare.

Sonte (19 shkurt) në skenën e këtij klubi do të ngjiten Gjiko dhe Skerdi.

Dy këngëtarët janë të njohur për hite të shumta, por njëherësh ata kanë edhe duete dhe bashkëpunime shumë të suksesshme.

“Faje” është dueti i tyre më i suksesshëm që ka kaluar shifrën prej dhjetë milionë shikimes hë YouTube.

Sa u përket projekteve solo, “Tradhtare” është projekti më i fundit i Skerdit që është pritur shumë mirë nga fansat e tij.

Nga ana tjetër, pas suksesit të madh me “Papuqe Gucci”, Gjiko realizoi bashkëpunimin me Lumi B dhe Ledri Vulën, “Shtrejt”.

Gjiko dhe Skerdi njihen për atmosferën që krijojnë nëpër mbrëmjet muzikore, prandaj mos e humbni mundësinë që ta shijoni një të tillë në Zone.

Exit mobile version