Telegrafi

Gjiko dhe Majk bashkojnë hip hopin në Hangover, e pushtojnë Gjakovën (Foto)

Nata e bajramit ishte e veçantë në Hangover club në Gjakovë.

Hapja e madhe e kësaj vere në Gjakovë i takoi dy hip hop yjeve, Gjikos dhe Majkut, të cilët performuan në skenën e klubit unik në ambient të hapur në Gjakovë.

Mbi tre mijë të pranishëm në Hangover dhe shumë të tjerë që mbetën jashtë ambienteve për shkak të radhëve të gjata, patën rastin të shijojnë bashkimin e hip hop skenës të artistëve që nuk ishin të një grupi.

Gjiko ishte i pari që performoi hitet e tij të mëdha, teksa në veçanti u prit mirë kënga më e re e tij “Faje” në bashkëpunim me Skerdin, e cila u këndua nga i gjithë publiku.

Me të përfunduar performancën e tij elektrizuese, Gjiko vazhdoi për në Gjilan, për një tjetër performancë.

Pas tij vazhdoi ylli i Babastars, Majk, i cili u ngjit në skenë mes shumë brohoritjeve nga të pranishmit, performanca e hiteve të tij përfundoi me një shou me fishekzjarre dhe u kompletua nga balada e tij “Fund” që u shoqërua me shou dritash nga ta pranishmit.

Hangover pritet të vazhdojë me netë të mëdha gjatë gjithë verës me shumë befasi për publikun, kurse Majk sonte performon në Diamonds, e Gjiko po ashtu gjendet në mes të turneut të tij të madh veror me nga dy-tri performanca në një natë. /Telegrafi/