Njerëzit zakonisht tregohen zemërgjerë në fund të vitit dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as yjet e njohura, të cilët madje angazhohen shumë më tepër.
Dy reperët e njohur nga Kosova, Asdren Gjikolli (Gjiko) dhe Ledri Vula, janë bërë bashkë për të shpërndarë dhurata për festat e fundvitit.
Në disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale shihet një numër i madh i dhuratave që ata i shpërndajnë.
Gjiko madje i ka kushtuar edhe disa vargje këtij angazhimi duke u thënë atyre që i marrin se ua japin me zemër dhe dashuri. /Telegrafi/