Reperët e njohur Gjiko dhe Ledri Vula janë shndërruar së fundmi në ‘babagjyshë” të Vitit të Ri, me anë të iniciativës bamirëse që kanë ndërmarrë së fundmi, për të ndihmuar fëmijët e familjeve skamnore.
Ata së bashku kanë blerë shumë dhurata për Vitin e Ri, të cilat më pas me ndihmën e stafit të Entermedias, i kanë dhuruar fëmijëve të SOS fshatrave, disa lagjeve të varfëra të kryeqytetit, si dhe një apartamenti të familjeve skamnore.
Të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga vet Ledri dhe Gjiko, teksa çdo dhuratë kishte një kartolinë me dedikim të veçantë, të shkruar nga vet reperët.
Të lumtur nga ky fakt, ata kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale fotografi të ndryshme, ku shfaqen plot me dhurata, teksa bëhen gati që t’i shpërndajnë ato.
Kjo nuk është ndër iniciativat e vetme të ndërmarra nga artistët shqiptarë së fundmi. Pak ditë më parë edhe reperi Noizy bashkë me moderatorën Floriana Garo ndihmuan në renovimin e shtëpisë së një familje skamnore.
Mesa duket ardhja e festave të fundvitit i ka bërë artistët shqiptarë më socialë. /Telegrafi/