Telegrafi

Gjiko dhe Elita sjellin videon e veçantë familjare për festat e fundvitit

Tanimë jemi në prag të festave të fundvitit dhe duket se shumë prej yjeve janë përgatitur për këtë kohë të mrekullueshme, njëherësh më e pëlqyer për shumë kë nga ne.

Derisa të famshmit po bëhen gati që të realizojnë projekte të reja për fansat e tyre për fundvit, ata nuk harrojnë që të kryejnë edhe traditat.

Së fundmi, një video e bukur është realizuar edhe nga Gjiko dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, bashkë me djalin Zëri, nga kompania e këngëtares Rezarta Shkurta (Hera Company).

Në videon e ndarë nga Elita, ata shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa një dedikim emocional nga prezantuesja Rudi nuk ka munguar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjiko

“Zot faleminderit për Gjikon dhe Zërin tim që janë jeta ime, ata të cilët sigurohen që çdo cep i zemrës time të mbushet plot dashuri aq shumë sa të më buzqesh dhe shpirti nga lumturia. Të dua burri im që ndonjëherë për të më bërë qefin del edhe jashtë kornizave tua dhe të dua Zëri im që na dha kuptimin e jetës”.

“Je bota e nënës dhe babit. Faleminderit Rezarta Shkurta që në të ardhmenmund të ja tregojmë Zërit vitin e parë të festave të tij në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Në ndërkohë, Gjiko dhe Elita u bënë prindër për herë të parë në shkurt të këtij viti, të cilët theksuan se jeta tyre tashmë është më e përmbushur me ardhjen në jetë të Zërit. /Telegrafi/