Telegrafi

Gjiko dhe Elita prishin raportet me stilistin e dikurshëm të tyre, Mr. Rex?

Reperi i njohur Gjiko, dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, janë njoftuar mes vete disa vite më parë.

Çifti kanë pasur diçka të përbashkët,e kjo e përbashkët mes tyre ishte stilisti i njëjtë që kujdesej për dukjen e të dyve në atë kohë.

Mr. Rex është ai që është kujdesur për dukjen e të dy artistëve, të cilët në fillimet e tyre duket se edhe takimet dhe njoftimet e para i kanë pasur në butikun e stilistit.

Megjithatë, sipas burimeve të fundit, thuhet se çifti nuk komunikojnë më me stilistin në fjalë.

Detajet pse marrëdhëniet mes tyre janë ndërprerë nuk janë bërë të ditura, megjithatë ata tashmë të dy kanë ndërruar edhe stilistë.

Çifti Gjiko dhe Elita pritet që gjatë viti të ardhshëm të bëhen prindër për herë të parë.

Në shtator të këtij viti, dyshja u martuan në një ceremoni private, ku u pa edhe mungesa e stilistit me të cilin tashmë kanë shkëputur kontaktet.