Telegrafi

Gjiko dhe Elita organizojnë festë të veçantë në njëvjetorin e lindjes së Zërit

Elita Rudi, Gjiko dhe djali i tyre (Foto: Norik Uka)

Dje (e enjte) në familjen e reperit Gjiko dhe prezantueses Elita Rudi, është kremtuar një ditë e veçantë.

Kjo pasi djali i tyre, Zëri, festoi njëvjetorin e lindjes, dhe me këtë rast çifti janë kujdesur që t’i realizojnë një festë magjepsëse atij.

Të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë publikuar disa fotografi e video, për të treguar pak më shumë nga atmosfera e mrekullueshme që mbretëroi në ditëlindjen e parë të Zërit.

Dekoret unike dhe ambienti i kuruar deri në detaje, tregojnë se festës i është kushtuar rëndësi mjaft e madhe.

Në imazhet që Elita ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ata duken një familje tejet e lumtur teksa pozojnë me djalin e tyre.

Lexo po ashtu Elita Rudi me urim të përzemërt në njëvjetorin e lindjes së djalit - sjell një video përmbledhëse

“Djali jonë festofsh gjithmonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotove, të cilat i ka realizuar fotografi i njohur Norik Uka.

Elita dhe Gjiko përndryshe janë martuar në shtator të vitit 2018 dhe janë një nga çiftet më të pëlqyera në estradën shqiptare. /Telegrafi/