Dje (e enjte) në familjen e reperit Gjiko dhe prezantueses Elita Rudi, është kremtuar një ditë e veçantë.
Kjo pasi djali i tyre, Zëri, festoi njëvjetorin e lindjes, dhe me këtë rast çifti janë kujdesur që t’i realizojnë një festë magjepsëse atij.
Të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë publikuar disa fotografi e video, për të treguar pak më shumë nga atmosfera e mrekullueshme që mbretëroi në ditëlindjen e parë të Zërit.
Dekoret unike dhe ambienti i kuruar deri në detaje, tregojnë se festës i është kushtuar rëndësi mjaft e madhe.
Në imazhet që Elita ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ata duken një familje tejet e lumtur teksa pozojnë me djalin e tyre.
“Djali jonë festofsh gjithmonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotove, të cilat i ka realizuar fotografi i njohur Norik Uka.
Elita dhe Gjiko përndryshe janë martuar në shtator të vitit 2018 dhe janë një nga çiftet më të pëlqyera në estradën shqiptare. /Telegrafi/