Site icon Telegrafi

Gjiko dëshmon gjendjen e panikut nga coronavirusi në Itali, sjell video nga aeroporti i boshatisur në Milano

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur Gjiko, ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë për koncertet e tij të radhës.

Pikërisht në këtë shtet është përhapur panik i madh i shpërndarjes së coronavirusit, pas identifikimit të mbi 11 rasteve të prekura me këtë virus në disa prej qyteteve italiane.

Reperi nga Peja, i cili është i njohur për postimet e tij të shpeshta satirike në rrjetet sociale, ka hedhur një video së fundmi në InstaStory ku shihet teksa pushon në Aeroportin e Milanos dhe bëhet gati për fluturimin e radhës.

I shoqëruar nga Dj i tij, Arbër Qeta dhe djali i xhaxhait të tij, ish-reperi i rap-grupit të njohur WNC, Arlind Gjikolli, ai i ngacmon ata me pyetjen nëse do të vijnë sërish në Milano.

Teksa njëri pohon e tjetri mohon, Gjiko thotë se shqiptarët nuk e ndjejnë rrezikun e coronavirusit, për shkak se janë mësuar t’i tejkalojnë gjendjet gripoze me metodat e tyre tradicionale si pirja e çajit.

Më pas, reperi publikoi edhe një tjetër video të Aeroportit të boshatisur në Milano, duke e shoqëruar me një emoji të fantazmave.

Foto: Gjiko/InstaStory

Ai i ka prezantuar kështu fansat me gjendjen reale të panikut në shtetin italian, në të cilin kryefjala e mediave këto ditë është coronavirusi. /Telegrafi/

Exit mobile version