Tashmë nuk ka dyshime se projekti “Si Bugatti” është shndërruar në një hit të pakontestueshëm.
Hip hop ylli, Gjiko, publikoi vetëm ditë më parë bashkëpunimin me Skerdin, “Si Bugatti”.
Lëvizjet e Gjikos në këtë klip u bënë virale dhe tashmë nëpër koncerte i gjithë publiku vallëzonte me të.
Po e njëjta ndodhi edhe në Sunny Hill Festival, ku para mbi 10 mijë të pranishmëve reperi Gjiko realizoi vallëzimin e tij e ku publiku ju përgjigj në të njëjtën formë duke e bërë paraqitjen e tij spektakolare.
“Kiki Challenge jo po #GjikiChallenge. Faleminderit Prishtinë”, u shpreh Gjiko në postimin e videos nga performanca e tij në Instagram.
Reperi ka qenë shumë i angazhuar mbrëmjen e kaluar pasi performoi edhe në Summer Love (Klinë) dhe mbylli mbrëmjen në Hangover (Gjakovë) duke vërtetuar se është prej artistëve më të angazhuar.
/Telegrafi/