Site icon Telegrafi

Gjiganti i naftës po ndryshon emrin dhe strategjinë – pas 100 vjetësh si “Royal Dutch Shell”

Gjiganti i naftës, pasi u bë me aksionar të ri, tashmë po ndryshon strategjinë e tij, pas gati 100 vitesh.

Gjegjësisht, nën presionin e aksionarëve, kompania “Royal Dutch Shell” u zhvendos nga Holanda dhe ndryshoi emrin e saj.

Në të ardhmen, kompania do të quhet vetëm “Shell”, duke fshirë “Royal Dutch” siç është quajtur që nga viti 1907 gjersa do të zhvendosë selinë nga Amsterdami drejt Londrës, ku është selia zyrtare e kompanisë.

Propozimi i menaxhmentit për një strukturë më të thjeshtë do të thotë se do të krijohet një “pool” më i madh aksionesh të zakonshme, të cilat kompania mund t’i blejë dhe në këtë mënyrë të rrit kthimin nga fitimet e aksionerëve, me dividend, transmeton Telegrafi.

Aksionet do të vazhdojnë të listohen në bursat e Amsterdamit, Londrës dhe New Yorkut, raporton newyorktimes.

Propozimi erdhi pak javë pasi fondi mbrojtës amerikan “Terd Point” njoftoi blerjen e shumicës së aksioneve në “Shell” me vlerë 750 milionë dollarë.

Terd Point kërkon që Shell të ndahet në disa kompani që do të tërhiqnin investitorë, të cilët po largohen nga investimet në kompani të ngjashme për arsye mjedisore dhe shqetësime për shkak të ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, menaxhmenti beson se biznesi me të cilin merret “Shell” funksionon më mirë së bashku sesa veçmas.

Propozimi i “Shell” për t’u larguar nga Holanda nuk u prit më së miri nga qeveria e atij vendi. Ministri i Ekonomisë, Steph Block, deklaroi se “Shell” e ka informuar kabinetin për synimet dhe se qeveria, siç tha ai, është befasuar në mënyrë të pakëndshme nga lajmi për zhvendosjen e selisë në Britani. /Telegrafi/

Exit mobile version