Telegrafi

Gjiganti i naftës në Arabinë Saudite do të bëhet sponsori më i madh i FIFA-s

Gjiganti shtetëror i naftës në Arabinë Saudite, “Aramco “ është i vendosur të përfundojë një marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me FIFA-n që do ta bënte atë një nga partnerët e nivelit të lartë të organit qeverisës, në një marrëdhënie që do të zgjasë deri në vitin 2034.

Ekspertët e industrisë besojnë se marrëveshja mund të vlejë deri në 100 milionë dollarë për FIFA-n në kohën kur Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës në vitin 2034, duke e bërë atë sponsorin më të madh të FIFA-s.

Burimet në industrinë e marketingut dhe ata që kanë njohuri për planet e Aramco kanë thënë se bisedimet për një marrëveshje sponsorizimi janë tashmë në një fazë të avancuar.

Kështu me marrëveshjen e re, Coca-Cola dhe Visa nuk do të jenë më sponzorët që paguajnë më së shumti para për shtëpinë më të madhe të futbollit ndërkombëtar.

Mediumi anglez The Times, ka pohuar se Aramco nuk kishte pranuar të komentonte mbi raportin dhe FIFA u përgjigj duke thënë se nuk ishte pjesë e politikës së saj për të konfirmuar ose mohuar çdo diskutim komercial.

Lexo po ashtu Pësoi lëndim me Francën - zbulohet shuma e majme që FIFA do t'i paguajë Real Madridit për Camavingan

Gjiganti i naftës tashmë ka marrëveshje të mëdha sponsorizimi me Formula 1 dhe garën e golfit për femra, si dhe me Këshillin Ndërkombëtar të Kriketit./Telegrafi/