Site icon Telegrafi

Gjiganti i lojërave pas ‘Grand Theft Auto’ blen Zynga, në një marrëveshje gati 13 miliardë dollarë

Prodhuesi masiv i videolojërave që qëndron pas “Grand Theft Auto” dhe “Red Dead Redemption” njoftoi planet të hënën për të blerë prodhuesin e lojërave celulare Zynga në një marrëveshje me vlerë 12.7 miliardë dollarë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, si pjesë e marrëveshjes e cila pritet të mbyllet në qershor, Zynga do të vazhdojë të operojë si një kompani e pavarur.

Ish-CEO i Zynga, Frank Gibeau dhe presidenti i prodhimit të Zynga, Bernard Kim do të mbeten në krye të filialit Zynga.

Veç kësaj, afro 3,000 punonjës të Zynga do të punojnë në “krijimin e lojërave të reja celulare për shumë prej ekskluziviteteve ikonike brenda portofolit të pronës intelektuale të Take-Two”.

Aksionet e Zynga u rritën me gati 48% në fillim të tregtimit të së hënës, pas njoftimit. /Telegrafi/

Exit mobile version