Kompania koreano-jugore Samsung po përgatitet të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED në botë, gjatë CES-it të këtij viti.
Në vitin 2022, Samsung prezantoi një ekran OLED të lakueshëm 17,3 inç, transmeton Telegrafi.
Edhe pse nuk e përdori atë në produktet e veta, kompania ua ofroi teknologjinë markave të tjera.
Tani, Samsung po i çon gjërat në nivelin tjetër, me një panel OLED të lakueshëm 18,1 inç që do të zbulohet gjatë CES 2025.
Kur hapet plotësisht, ekrani është 18,1 inç (i ngjashëm me një laptop të madh). Kur paloset, tkurret në 13,1 inç, duke e bërë atë më të lëvizshëm.
Ky dizajn inovativ lejon që ekrani të përdoret si monitor ashtu edhe si ekran kompakt laptopi. Duke shtuar një maus dhe tastierë, ai mund të funksionojë lehtësisht si një stacion i plotë pune.
Besohet se Samsung nuk do të prodhojë pajisjen e vet me këtë ekran, dhe do t’ia shesë teknologjinë prodhuesve si Lenovo, Asus dhe të tjerë.
Ekrani duhet të ketë funksionalitet me prekje, por duke qenë se do të jetë i dekoruar me teknologji të avancuara dhe përmasat e sipërpërmendura, pritet edhe një çmim i lartë.
Kjo do ta pozicionojë atë si një opsion premium për pajisjet e nivelit të lartë. /Telegrafi/